Verona shkatërron në miqësore Laçin
Ekipi i Laçit ka humbur ndeshjen miqësore 3-0 ndaj Hellas Verona, ekipi i sapo ngjitur në Serinë A. Italianët dominuan 90 minutëshin ndaj laçianve të cilët nuk mundën të lënë asnjë gjurmë në fazën përgatitore në Austri.Hellas Verona e nis mjaft mirë ndeshjen duke tentuar të rrezikojë në disa raste. Në minutën e 21-të Verona kalon në avantazh me Kaçian që u gjend i pambuluar në zonën e Laçit. Në minutën e 34-të Laçi fiton një mertërsh pas një prekje me dorë në zonë nga Agostini. Nga pika e bardhë ekzekuton Vuçaj që nuk tregohet i saktë. Miahlov është në lartësinë e duhur në momentin e vetëm të rrezikshëm për skuadrën e Nicës.Me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi Italian, Luka Toni shënon edhe golin e avantazhit. Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Fiorentinës ende nuke ka humbur instiktin e golit pasi shënon golin e tretë për Veronën në minutën e 68-të.Skuadra e drejtuar nga Nica ndaj Veronës u shfaq një skuadër inferiore duke treguar edhe diferencat e mëdha mes të dyja ekipeve si dhe oraganikës që kanë në përbërje. Në miqësoret e zhvilluara në Austri, Laçi ka pësuar dy humbje 0-3 me Kaizersporit dhe një barazim 2-2 me Beshiktashin.