Bolt fiton medalje ari në Moskë

Sprintieri Usain Bolt,ka fituar medaljen e artë në 100 metra në Kampionatin Botëror në Rusi duke kaluar këtë gjatësi për 9.77 sekonda në shi. Pas xhamaikanit u rendit amerikani Justin Gatlin 9.85 sekonda që mori medaljen e argjendtë, ndërsa medalja e bronztë i takoi bashkëkombësit të tij,  Nesta Carter me 9.95 sekonda.Në këtë mënyrë, rekorderi botëror Bolt rikthen titullin që për herë të parë e fitoi në Berlin në vitin 2009. Tani ai do të përpiqet që ta fitojë medaljen e shtatë dhe të tetë të artë botërore në 200m dhe 4x100m.Gjatë karrierës së tij Xhamajkani ka gjatë medaje të arta në lojrat olimpike si dhe mban rekordin botëror 9.58 në 100 metra në Berlin në Gjermani të arritur me 16 gushtë të viti 2009-të ku edhe ishte sezoni më i mirë për të.