Chelsea mund 2-0 Romën
Pas fitores ndaj Milanit dhe Interit, Murinjo ka fituar edhe ndaj Romës skuadrën e tretë që e mposhtë në turneun miqësor në Amerikë. Por verdhekuqtë luajnë një ndeshje më të mirë duke zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë. Roma e nis lojën me mungesën e De Rosit dhe Pjanic të cilët ishin të padisponueshëm për këtë takim. Por skuadra e skuadra e Garcias luanë një lojë shumë të mirë duke ë vënë shpesh herë në vështirësi Chelsean.Goli i avantazhit për Romën vjen pas një gabimi foshnjarak të portierit të tretë Shvarzer i cili në minutën e 20-të nuk kontrollon një top të kthyer nga Terri duke ja dhuruar Lamelës që e falenderon duke e dërguar në rrjetë.Pjesa e parë mbyllet me këto shifra ndërsa në pjesëne dytë trajneri i Chelseat vendos të ndryshojë diçka në lojën e tij duke hedhur në lojë Hazard, Oscar, Ivanovic dhe Lampard. Tashmë muzika ndryshon për blutë të cilët shënojnë golin e barazimit në minutën e 61-të Lampard me një goditje prej 20 metrash e lë të shtangur portierit e Romës që nuk ka asnjë mundësi reagimi.Roma është në vështirësi dhe në minutën e 89-të kur Lukaku shënon edhe golin e dytë duke mposhtur De Santis. Kështu përfundon edhe tuneu miqësor për Romën duke mos lënë asnjë gjurmë.