Manchester United fiton Superkupën e Anglisë
Manchester United fiton trofeun e parë sezonal duke mposhtur në finale e Superkupës 2-0 Viganin. David Moyes ka debutuar me këmbën e mbarë për "Djajtë e kuq" duke mundur fituesit e FA CUP.Protagonisti i ndeshjes si në sezonin e kaluar është holandezi Robin Van Persi duke shënuar duke dy gola që përkthehet me trofeun e 20-të për United, duke shënuar një rekord absolute në Angli.David Moyes tashmë mund të marrë frymë lirishtë pas një sezaoni përgatitjesh tejet të vështirë. Manchesteri i tij e nis me këmbën e mbarë duke fituar trofeun e parë sezonal por kundër një kundërshatri jo shumë të vështirë.Djajtë e kuq e nisën ndeshjen me Van Persin në vijën e parë ndërsa nga minuta e parë u aktivizua edhe legjenda Rajan Gigs. Djemtë e Moyes e nisin ndeshjen menjëherë me gol teksa Van Persi merr një krosim të bukur nga Evra dhe e dërgon topin në cepin e portierit duke mos I dhënë asnjë mundësi. Miqtë mundohen të reagojnë me disa ngacmime nga goditje të lira por United mbrohet mirë.Në pjesën e dytë përsëri sulmuesi holandez në minutën e 59-të mendon ti dyfishojë shifrat. Ai i shmanget lehtësisht një mbrojtësi dhe lëshon një goditje në hyrje të zonës që përfundon në rrjet.Manchester United e fillon mjaftë mirë këtë sezon ndërsa bëhet gati për ët filluar sezonin e ri që starton pas dy javësh.