Bundesliga, Triumfon Dortmund, shkëlqen Aubemeyang
Sezoni i ri i Bundesligës ka mbyllur javën e parë në mënyrë spektakolare, me emocione, gola. Pas fitores së Bajernit të Mynihut ishte radha e Borusia së Dortmundit për të konfirmuar kandinaturën për pretendent në sezonin e ri.Skuadra e Jurgen Klop ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Augsburg dhe ka ri-gjetur Gotzen e ri. Ai është Perr Aubemeyang që shënoi një tregolësh duke treguar se është një blerje e goditur nga verdhezinjtë.Takimi nis vrullshëm për skuadrën e Dortmund që gjen rrugën e rrjetës në minutën e 23-të kur Shmelzer kroson një top për Aubemeyang që me kokë e dërgon topin në rrjetë. Festimi është akoma më i bukur se goli ndërsa Dortmund vazhdon të bëjë një lojë spektakolare.Në pjesën e dytë ish-lojtari i San Etien futet bukur në zonën kundërshtare për të shënuar edhe golin e dytë. Në minutën e 78-të Levandoski jep një asisit për heroin e ri të tifozerisë së Dortmundit për të shënuar edhe golin e tretë personal. Goli I katër u shënua nga Levandoski nga pika e bardhë.Start me fitore regjistroi dhe Leverkuseni që mundi 3-1 në "Bayer arena" Freiburgun. Aspirinat ju falën këmbëve të tre sulmuesve të saj, Kisling, Son dhe Sem, ndërsa për Freiburgun realizoi Mika Hanke, ndërsa në pjesën e dytë Schmid shpërdoroi dhe një 11-metërsh.Në takimet e tjera spikati rikthimi me goleadë në Bundesligë i Herthës, që triumfoi 6-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Mainzi mposhti 3-2 Shtutgardin ndërsa Shalke dhe Hamburg u ndan në një barazim spektakolar 3-3. Hollandezi Klas Jan Huntelar nuk kishte si të mungonte me dy gola të tij.