Gallatasaray fiton superkupën e Turqisë

Ka nisur me këmbën e mbarë sezoni për Galltasarain që ka mposhtur në finale rivalët e betuar të Fenerbaces. Finalja mes të dyja ekipeve ishte një betejë e vërtet që dhuroi edhe shumë spektakël.Ndeshja u zhvillua në një fushë asnjëanëse në fushën e Kajzersportit. Goli i fitores u shënua nga goleadori i përhershëm, Didier Drogba i cili e zhbollkoi rezultatin vetëm në kohën e parë shtesë.Kjo shte edhe Superkupa e dytë radhazi për ekipin e Fetih Terin që dominoi për një pjesë të madhe ndeshjen por nuk mundi ta zhbllokoje. Kanarinat e bardha nga ana tjetër e nisën mirë ndeshjen duke qenë të rrezikshëm që në minutën e katërt me Mousa.Ndeshja merr një tjetër rrjedh në minutën e 62-të kur blerja më e re , Bruno Alvesh ndëshkohet me karton me kartonin e  dytë të verdh pas një dueli me Felipe Melon. Gallatasarai nuk mundet që të zhbllokoje rezultatin deri në minutën e 90-të edhe pse ishte në avantazh numerik.Shnejder dhe Drogba luajnë mirë mes tyre duke krijuar edhe raste shënimi por nuk gjejnë dot rrugën e rrjetës edhe fal një formë të mirë të Mark Gunok që mbron me heroizëm deri në shtesën e parë portën e tij.Didier drogba në fillim të shtesës së parë humbet dy raste të pastra dhe në mundësinë e tretë e dërgon topin ën rrjetë pas një goditje me kokë. Me gjithë tentativat e Fenerbaçes ndeshja përfundoi me fitoren e Gallatasarait që fiton Superkupën e 13-të të Turqisë në historinë e saj.