EMRI/ Aksident i rëndë në Fushë Dukat, një viktimë dhe 4 të pl*gosur në Vlorë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Dukat–Orikum, në zonën e Fushë-Dukatit, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:10, kur një furgon që transportonte punëtorë, të cilët dyshohet se po udhëtonin nga Tirana drejt bregdetit, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal anësor.
Përplasja rezultoi fatale për Ilir Hakën, 52 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje. Të plagosur mbetën Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe dy persona të tjerë.
Për shkak të dëmtimeve të mëdha që pësoi furgoni, ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e domosdoshme për nxjerrjen e të plagosurve, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes pjesëve të deformuara të mjetit.
Të lënduarit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
