Dhuna ndaj gruas, OJQ dhe shoqëria civile protestë te policia e Tiranës

Përfaqësues nga shoqëria civile dhe nga organizatat joqeveritare, protestuan sot para Drejtorisë për përgjithshme të policisë së shtetit për të kërkuar ndaljen e dhunës ndaj gruas.Për të simbolizuar dhunën që ushtrohet ndaj grave, aktivistët e shoqërisë civile kishin kryqëzuar një grua e cila i kishte sytë e mbyllura.Me moton “Stop dhunës ndaj gruas” aktivistët e shoqërisë civile kërkuan nga policia e shtetit marrjen e masave për parandalimin e dhunës ndaj gruas.Ky reagim i shoqërisë civile vjen pas shtimit të rasteve të dhunës ndaj gruas.  Shifrat e dhunës në familje po rriten në mënyrë dramatike nga viti në vit.Kështu vetëm për vitin 2013, deri më tani janë plot 400 gra që i janë drejtuar gjykatës së Tiranës dhe kërkojnë urdhra mbrojtje nga burrat e tyre.