Tiranë, treni përplas një makinë të rruga "Jordan Misja", 1 i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2013, 17:50
Një automjet është përplasur mesditën e sotme me një tren pranë kryqëzimit në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.Mësohet se automjeti tip Volksëagen me targa të Laçit u përplas teksa po kalonte mbi shina. Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë pakujdesia e drejtuesit të automjetit i cili nuk e ka vënë re trenin që po afrohej.Kryqëzimi tek rruga “Jordan Misja” është bërë shpesh herë burim aksidentesh pasi është i pambrojtur me trarë dhe rruga e automjeteve është hapur nga banorët e zonës përreth.