Cardi B shokon me deklaratën: Jam Britney Spears e hip-hopit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2026, 22:06
Reperja Cardi B së fundmi ka krahasuar veten me “Britney Spears e hip-hopit” përsa i përket jetës së saj si një personazh i famshëm.
"Unë jam vërtet Britney Spears e hip-hopit.
I kam shumë qejf këta të famshëm, sikur e di kush se çfarë po bëjnë, të gjitha ato gjëra të këqija. Askush nuk raporton për këtë. Sepse askujt nuk i intereson",shkroi ajo në një Instastory.
Me këtë postim Cardi B shprehu zhgënjimin e saj pse ishte në qendër të vëmendjes së tabloidëve.
Spears ndërkohë me paparacët dhe tabloidët e viteve 2000, ndiqej për çdo lëvizje të saj dhe më vonë dokumentuan problemet e saj me shëndetin mendor.
Cardi B nga ana tjetër po përflitet për marrëdhënien me portierin nigerian të futbollit Maduka Okoye.
