Romët mbeten në mes të rrugës,Totozani: Hetim institucioneve përgjegjëse
Policia bashkiake kërkon që romët të heqin barakat e ngritura brenda një nate në trotuar pas shiut të rrëmbyeshëm në kreqytet. Furgoni i policisë qëndron përballë banesave të tyre ndërsa një prej inspektorëve kërkon ti bind për të shembur barakat sepse trotuari është pronësi e kalimtarëve.E nëse trottuari me të drejtë i përket kalimtarëve, edhe hapësira në të cilën ata jetuan për 20 vjet tashmë e ka një pronar dhe nuk u lejohet rikthimi i 37 familjeve rome. Komuniteti rom është i revoltuar nga mungesa e një zgjidhje për strehimin e tyre.Fëmijë, të moshuar u detyruar mbrëmjen e së shtunës të rrinin në qiell të hapur pavarësisht motit. Ekspertët e Avokatit të Popullit u gjenden në terren deri në mesnatë për të parë nga afër situatën.Kur përballë kësaj gjendje ka vetëm indiferentizëm nga Ministrisë së Punës, dhe Bashkia e Tiranës Avokatit i Popullit e quan të papranushme këtë situatë dhe ka kërkuar urgjentisht marrjen e masave nga insitucionet përgjegjëse duke i kujtuar edhe një herë politikës së vendit se 1 nga 12 kriteret e BE për marrjen e stausit të vendit kandidatë është edhe lufta ndaj diskriminimit.Romët nuk duan tu gjendet një godinë në periferi sepse nuk kanë mundësi të mbledhin ato pak të ardhura nga mbledhja dhe shitja e kanaçeve. Por edhe qëndrimi në këto kushtet për të ditë të tëra, po riskon shëndetin e tyre.