Dueli Mbappe-Messi mbyllet me triumfin e francezit/ 10 gola për sulmuesin e Real Madridit në Kupën e Botës
Kylian Mbappe ka fituar Këpucën e Artë të Kupës së Botës, pasi e mbylli turneun si golashënuesi më i mirë me 10 gola. Sulmuesi francez la pas Lionel Messin në garën individuale për numrin më të madh të golave.
Messi hyri në finalen ndaj Spanjës me mundësinë për të barazuar ose kaluar shifrën e Mbappes, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe e përfundoi turneun me 8 gola.
Ndërkohë, Mbappe pati mundësinë për të marrë kreun përfundimtar në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë. Sulmuesi i Real Madridit shënoi dy gola dhe arriti kuotën e 10 golave, një shifër që asnjë lojtar tjetër nuk mundi ta barazonte.
Ky është triumfi i dytë radhazi i Mbappes në garën për Këpucën e Artë të Botërorit, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si një nga sulmuesit më të spikatur të turneut.
