Milan në kërkim të një sulmuesi

Milani u rikthehet njohjeve të vjetra për të sistemuar disa mekanizma në repartin e sulmit ku Mario Balotelli dhe El Shaarawy të vetëm nuk ofrojnë siguri. Pasi pista "Ljajiç" u braktis përfundimisht për shkak të kërkesave të larta nga ana e Fiorentinës, Milani u interesua edhe për bomberin bardhezi Alessandro Matri, por drejtuesit e Juventusit e mbyllën menjëherë derën, duke e detyruar shoqërinë të mendojë për dy zgjidhje të orës së fundit.Adriano Galliani kthen vëmendjen nga dy alternativa me me kosto të ulët, Marco Borriello dhe Maxi Lopez, që të dy ish lojtarë të skuadrës kuqezi. Emra që nuk ndryshojnë porthuajse asgjë në pritshmëritë dhe entuziazmin e popullit milanist por që mund të sigurojnë alternativa me vlerë për Allegrin gjatë sezonit.Një tjetër emër i përfshirë në listë ditët e fundit është edhe Claudio Pizarro, por Bayern Munchen duket i palëvizshëm në qëndrimin e tyre për të mos e huazuar peruanin.Aktualisht, organika e Milanit në sulm është pa alternative pasi Balotelli po vuan nga një dëmtim i pësuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Niang dhe El Shaarawy nuk garantojnë vazhdimësi për sezonin e gjatë ku Milani duhet të luftojë në tre fronte.