Atmosfera e dasmave gjallëron Tiranën

Gushti mund të konsiderohet muaji i kurorëzimit në martesë për çiftet e reja. Temperaturave të larta  të këtij muaji i bashkohen dhe ngrohëtsia e këtij momenti magjik, për të rinjtë që vendosin të lidhin jetën e tyre në martëse me personin e zgjedhur për të krijuar familjen.E në këtë të dielë, kryeqyteti është zgjuar dhe shoqëruar gjatë gjithë paradites nga boritë e makinave që shoqëronin nuset përgjatë bulevardit “Dëshmorët e kombit”. Përmes një atmosfere festive makinat e  zbukuruara  enkas për këtë ditë, kanë bërë parakalimin në këtë bulevrad duke  reflektuar atmosferën festive në rrugët e lëna pothuajse bosh nga kryeqytetasit që më së shumti i janë drejtuar bregdetit për të pushuar.Ky moment festiv duket i mirëmenduar nga çiftet, edhe shpesh nga familjarë të tyre.  Zbukurimi me detaje i makinave të nuseve dhe atyre shoqëruese, të cilat në këto raste përdoren tipat e makinave nga më të fundit.  Kjo është më e lehtë për ato familje që janë më të kamura, por edhe ata që kanë më pak  përpiqen të bëjnë festën e ëndërrave për nusen e dhëndërrin që krijojnë familje të re.Një moment magjik në lidhjen e martesës mbetet edhe betimi para zotit, në kishë apo xhami.Ne gjetëm një çift që sapo kishte bërë betimin në Katedralen e Shën Palit,  dhe po bënin foto përmbyllëse të kësaj dite të shënuar në jetën e tyre.Ndërsa martesat tashmë po bëhen me rite të tjera, të ndryshuara, për shkak të modernizimit të sh0qërisë, që tashmë është më e emigracioni i 23 viteve të fundit por edhe liberalizimi i vizave ka bërë që shumë rite tradicionale  të dasmave të marrin ngjyrime perëndimore.Sociologët e lidhin këtë me disa element ku shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata, janë harruar fare tradita të mira si ajo ekspozimit të pajës etj. Këto ndryshime shpjegojnë sociologët shpesh kanë ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje.Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë.E përtej të gjithave dasma mbetet një nga momentet më të rëndiëshme të jetës së njeriut