Dëbimi i romëve, Avokati i Popullit:Të merren masa urgjente
Avokati i Popullit Igli Totozani ka reaguar sërish sot në lidhje me dëbimin e familjeve rome te rruga e Kavajës.Në një konferencë për shtyp, Totani i bëri sërish thirrje Bashkisë së Tiranës dhe ministrisë së punës që të marrin masa urgjente për sistemimin e familjeve rome të cilët pas dëbimit mbrëmjen e djeshme kanë qëndruar në qiell të hapur." I kërkojmë Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta që nëpërmjet shërbimeve të tyre sociale dhe programeve respektive për strehim dhe ndihmë të paraqiten urgjentisht pranë familjeve të dëbuara për të njohur dhe administruar nevojat emergjente të pjesëtarëve të tyre.Të marrin urgjentisht masa të shpejta për të siguruar ndihmën e nevojshme emergjente dhe komplekese për këto familje si dhe të marrin masat e duhura për të siguruar pa vonesë strehim të pranueshëm në respekt të standarteve ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor" tha Totozani.Avokati i Popullit theksoi se gjendja është emergjente dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve romë, prandaj duhen marrë masa urgjente për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë për strehimin e këtyre qytetarëve.Gjithashtu Avokati i Popullit i ka kujtuar qeverisë shqiptare që të përmbush kriterin e 11 për marrjen e statusit Kandidat i cili ka të bëjë pikërisht me detyrimin e saj për të marrë hapa konkretë në forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të grave, fëmijëve dhe romëve, si dhe në zbatimin e efektshëm të politikave anti-diskriminim."Avokati i Popullit iu rikujton qeverisë Shqiptare detyrimet e saj që rrjedhin nga ligji ndërkombëtarë dhe në mënyrë të vecantë nga Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturorë, ratifikuar ngë Shqipëria në 1991, objektivat e marra përsipër në kuadër të dekadës Rome 2005-2015 dhe Planin e Veprimit për përfshirjen Rome. Në mënyrë të veçantë Avokati i Popullit i kujton qeverisë Shqiptare nenin 14 të Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut ratifikuar nga Shqipëria si dhe nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në të cilat sanksionohet parimi i mosdiskriminimit” ka theksuar Totozani.Mbrëmë pas mesnate megjithë thirjet e vazhdueshme dhe rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave ndërkombëtare ka vazhduar dëbimi me forcë dhe kërcënimi i atyre pak familjeve rome që kanë mbetur në zonën e ish ndërtesës së realizimit të veprave të artit, në rrugën e Kavajës.