EMRI/ Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës

Një operacion policor i zhvilluar pasditen e djeshme në tunelin e Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, ka çuar në sekuestrimin e katër armëve të zjarrit.

Sipas burimeve paraprake, gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur dhe sekuestruar 4 pistoleta të tipit “Glock”, të cilat dyshohet se kishin si destinacion qytetin e Sarandës.

Mësohet se në pranga u vu shtetasi Kejdi Banaj. Policia e mbajtur në vëzhgim automjetin që drejtonte 31-vjeçari dhe në tunelin e Skërficës kanë kryer ndalimin e tij.

Armët dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri, në pjesë, dhe janë montuar më pas me qëllim shitjen një grupi kriminal në Sarandë.