Aksident në Kakavijë, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një kalimtar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm pasi është përplasur nga një automjet në momentin kur ishte duke kaluar rrugën.Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor, Gjirokastër-Kakavijë ndërsa viktimë e aksidentit ka mbetur 34-vjeçari Aleksandër Polo, nga fshati Grapsh i komunës Dropull i Poshtëm.