Moti i keq në Sarandë, bllokohen 80 pushues në Plazhin e Pasqyrave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2013, 18:00
Ndryshimi radikal i motit gjatë mesditës së sotme ka lënë të bllokuar që prej orës 14:30 rreth 80 pushues në plazhin e Pasqyrave në Sarandë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pushuesit nuk mund të lëvizin për shkak të stuhisë dhe dallgëve të mëdha.Mësohet se një pjesë e pushuesve, mes të cilëve gra e fëmijë, kanë qenë në bregdet, ndërsa pjesa tjetër ndodheshin nëpër varka, në momentin kur zona është përfshirë nga një stuhi e fortë me erë dhe shi të dendur.Të gjendur përballë kësaj situate, pushuesit kanë kërkuar menjëherë ndihmën e policisë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për evakuimin e tyre, një nga një, me litar përmes shpatit të malit.