Trashëgimia shqiptare dhe europiane, projekt i 4 qyteteve të trashëgimisë kulturore

Ka vetem pak kohe qe ka perfunduar nje projekt 2-vjeçar ,synimi i te cilit ishte ballafaqimi eksperiences shqiptare dhe rajonale, me ate europiane ne drejtim te menaxhimit te trashegimise kulturore.Rezultat, apo produkt i ketij projekti jane kater publikime, libra dhe DVD ne kater gjuhe, shqip,greqisht, maqedonisht dhe sigurisht ne gjuhen angleze, ne menyre qe Brukseli, vendimarresit dhe specialistet qe nuk jane nga vendet e perfshira ne kete projekt te kuptojne problemet qe kalon trashegimia ne vendet si Shqiperia, Greqia, Maqedonia dhe Kosova, pohon drejtuesi i ketij projekti Sadi Petrela.Qytetet e perfshira ne kete projekt jane Gjirokastra, Janina, Ohri dhe Prizreni. Gjate zbatimit te tij u realizua edhe nje sondazh me qellim evidentimin e faktit, sesa strukturat vendore apo qendrore njohin standardet europiane te menaxhimit te trashegimise ne Kosove, Shqiperi, Greqi dhe Maqedoni. Per fat te keq rezultati ishte i dobet , i cili thekson se per kete arsye nevojiten projekte te tjera.