Pastrimi i kanaleve kulluese, aksioni i ndërmarrë nga komuna Bushat

Komuna Bushat ka ndermarre nje aksion per pastrimin e kanaleve kulluese ne disa fshatra te saj.Prej 20 ditesh thuajse ne te gjitha zonat e kesaj Komune, fadromat kane bere zhbllokimin e kanaleve kulluese nga grumbujt e papastertive te cilat nuk kane lejuar qarkullimin e ujerave duke krijuar probleme te shumta.Kryetari i komunes Bushat, Zef Hila, thote se ky aksion do te vijoje deri ne pastrimin e plote te kanaleve kulluese.Ne komunen e Bushatit jane mbi 8000 banore, te cilet pjesa me e madhe e tyre te ardhurat kryesore i kane nga bujqesia e blegtoria. Pastrimi i kanaleve kulluese eshte nje domosdoshmeri per furnizimin me uje te tokave bujqesore dhe tashme çdo gje po funksionon normalisht.Komuna e Bushatit eshte nje nga zonat me te pasura me toke bujqesore, prodhimet e se ciles kane gjetur rrugen e eksportit duke bere qe prodhimet e tyre te tregotohen me vulen "Made in Albania".