Përkujtohet Havzi Nela, MTKRS “in memoriam” për poetin disident

Permes një ceremonie të veçantë ku merrnin pjesë miq,familjarë dhe të afërm, është përkujtuar 25- vjetori i varjes në litar i poetit kuksian, Havzi Nela.Ceremonia u zhvillua në ambjentet e Ministrisë së Kulturës dhe filloi me një minutë heshtje në nderim të figurës së shkrimtarit, i cili u flijua për hir të idealeve të tij. Ministri i Kulturës, Visar Zhiti, një dëshmitarë okular i ekzekutimit makabër bërë nga sistemi komunist, e kujton atë ditë me detaje.Besim Ndregjoni, sekretar i Unionit të të Dënuarve Politik, sqaroi se figura e Havzi Nelës është e përjetsuar. Aktiviteti i tij letrar i shërbeu lirisë së shqiptarëve, pavarësisht se kjo i kushtoi jetën.Ndërsa gjatë ceremonisë u lexuan poezi, të cilat poeti i kishte shkruar gjatë kohës që kishte qendruar në burgjet famëkeqe të komunizmit shqiptar.