Vlorë, fortunë në mes të verës, shi e breshër në qytet
Erëra të forta deri në 40 km në orë, shi i fuqishëm për rreth një orë, rrufe dhe shkarkesa elektrike të vazhdueshme, ishte pamja që ofronte sot qyteti i Vlorës, e cila erdhi për shkak të prishjes së motit.Si pasojë të gjitha rrugët e qytetit u mbushën me ujë deri në nivelin e trotuareve, ndërkohë që qarkullimi u bllokua edhe për shkak të rëndesës së trafikut.Të gjitha shërbimet, energji elektrike, sinjal telefonik mobile, valë televizive apo internet pësuan luhatje të ndjeshme, madje një pjesë e tyre edhe ndërprerje për një kohë të gjatë.Brenda gjirit deti shënoi 5 ballë, ndërkohë që në det të hapur fuqia e tij ka qenë shumë herë më e lartë. Normalisht që kjo situatë alarmoi pushuesit , të cilët kanë rendur drejt banesave të tyre.Gjatë kësaj stuhie të shpejtë dhe të shkurtër nuk u raportuan dëme në billbordera, kavllo apo pemë, ndërkohë që temperaturat u ulën ndjeshëm.