"Qeveria zgjodhi spektaklin", Xhixho: Shqiptarët s’kanë nevojë për koncerte me taksat e tyre, por për spitale

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë përmes një dokumenti të publikuar, duke bërë një krahasim tronditës mes miliona eurove të shpenzuara për luks dhe gjendjes alarmante në shëndetësinë publike.

"4.2 milionë euro për një koncert privat, ndërsa spitali më i madh universitar i vendit QSUT detyrohet t’u kërkojë qytetarëve donacione për pajisje jetike ( shihni dokumentin) .

Ky është modeli i kësaj qeverie: miliona për propagandë e spektakël, ndërsa shëndetësia lihet në mëshirën e fatit.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për koncerte të financuara me taksat e tyre. Kanë nevojë për spitale të pajisura, mjekë të mbështetur dhe shërbim dinjitoz.

Kjo nuk është çështje fondesh. Është çështje prioritetesh. Dhe kjo qeveri ka zgjedhur edhe një herë të investojë te spektakli, jo te jeta e qytetarëve", shkruan Xhixho.