Plazhi i Zharoshkës në Prespë, pushuesit: Duhet të vënë dorë për mirëmbajtjen

Parku Kombetar i Prespes ofron mundesi te shumta per pushuesit qe preferojne ta vizitojne atë ne çdo stine te vitit. Nje nga alternativat e pashfrytezuara te Prespes eshte edhe plazhi. Ne fakt ne kete liqen mungojne plazhet publike, por jo ato natyrore siç eshte edhe Zaroshka.I vendosur vetem pak kilometra nga komuna Pustec, ky plazh ka potenciale te medha per te thithur me teper pushues ne bregun e tij, pavaresisht se pak njerez e njohin dhe dine vendodhjen e tij.Ai eshte i vendosur ne nje pjese te liqenit, ku ne vend te ndertimeve, ofron uje te kristaltë dhe panorame te mrekullueshme e cila shtrihet ne shpatin e malit qe ndodhet fare prane me kete liqen.Qetesia, natyra e bukur dhe pastertia e ujit ka bere qe mjaft qytetare te mbeten besnik te ketij liqeni.Plazhi i Zaroshkes eshte vetem njeri nga plazhet natyrore pasi disa kilometra me tej gjendet edhe nje tjeter plazh natyror por i pafrekuentuar, sigurisht per shkak te mungeses se rruges.Keto dy plazhe mund t’i japin turizmit te Prespes nje shtytje te forte per ta ngritur edhe me lart, por mbi te gjitha do te siguronin me teper te ardhura per banoret.