"Nuk do të harrohesh kurrë"/ Shoqja e klasës prek me fjalët për 15-vjeçarin që u mb*t në lumin Orizaj
Humbja e jetës së 15-vjeçarit që u mbyt në lumin e fshatit Orizaj, në Berat, ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe bashkëmoshatarët.
Mes reagimeve për ndarjen e tij nga jeta, një nga shoqet e klasës i ka kushtuar një mesazh prekës në rrjetet sociale.
Në fjalët e saj, ajo e kujton 15-vjeçarin si një mik të mirë, duke shkruar se kujtimet, buzëqeshja dhe mirësia e tij do të mbeten gjithmonë në zemrat e atyre që e njohën.
"Ka njerëz që kalojnë në jetën tonë dhe lënë gjurmë që nuk fshihen kurrë. Fatjoni ishte një prej tyre. Largimi yt na la një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë.
Është e padrejtë të flasim për ty në kohën e shkuar. Ende duket e pabesueshme që nuk je më mes nesh. Kujtimet, buzëqeshja dhe mirësia jote do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona.
Do të na mungosh në çdo bisedë, në çdo të qeshur dhe në çdo moment që dikur e ndanim bashkë. Nuk do të harrohesh kurrë, sepse njerëzit si ti jetojnë përherë në kujtimet e atyre që i deshën.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve. U prehsh në paqe, Fatjon. Zoti të mëshiroftë dhe të dhëntë Xhenetin. Ishe një shok fantastik", shkruan ajo.
15-vjeçari humbi jetën të dielën, pasi hyri në lumin e fshatit Orizaj për t'u freskuar. Ai ishte duke punuar në arë së bashku me të atin, kur rrjedha e lumit e mori disa metra më poshtë. I ati u fut menjëherë në ujë për ta shpëtuar, por arriti ta nxirrte në breg pa shenja jete.

