Ultimatumi ndaj romëve: Duhet të lironi menjëherë banesat
Romët duhet të largohen këtë fundjavë nga banesat e tyre të improvizuara pranë “Pallatit me Shigjeta”. Ky ishte ultimatumi i dhënë, sipas tyre nga pronari i truallit. Për këtë arsye ata po marrin gjithçka mundin nga veshmbathjet, e deri tek dërrasat e barakave për t’i vendosur në rrugë.Qëndrimi në qiell të hapur po riskon shëndetin e tyre dhe ekspertë të Avokatit të Popullit thonë se nëse nuk gjendet zgjidhje do të preken nga epidemia, ndërsa vetë banorët tregojnë se problemi më i madh është i të sëmurëve kronikë dhe të sapolindurve.Muri rrethues vijon të ngihet nga ora në orë dhe ata që dalin nga ky rrethim nuk mund të qëndrojnë brenda hapësirës dhe ata që ngulmojnë të mos braktisin vendin nuk do u lejohet të dalin jashtë.Kjo i kishte frikësuar banorët, të cilët edhe sot thonë se janë gati të flijohen bashkë me fëmijët nëse autoritetet vendore dhe qëndrore nuk gjejnë një zgjidhje për strehimin e tyre.