Dyfishohen turistët në Sarandë, një vit pas heqjes së moratoriumit të skafeve
Heqja e moratoriumit te skafeve duket se ka ndikuar pozitivisht ne shtimin e numrit te turisteve per kete sezon ne qytetin bregdetar te Sarandes.Krahasuar me nje vit me pare vihet re nje dyfishim i numrit te turisteve te huaj apo vendas e natyrisht edhe te qytetareve kosovare, te cilet prej dy vitesh e kane kthyer Saranden si te perzgjedhuren e tyre per te kaluar pushimet verore.Manastiri i 40 shenjtoreve, parku arkeologjik i Finiqit, Syri i Kalter, qetesia dhe relaksi i Karahaxhes, dhe padyshim qyteti antik i Butrinit, jane disa nga vendet qe Saranda ofron per turistet, veç ujit te kristalte te detit jon.Stefan Çipa, kryetari i bashkise Sarande shprehet se pavaresisht krizes ekonomike serish ky qytet ka shenuar nje numer te konsiderueshem te turisteve.Sipas Çipes, Saranda ka te gjitha mundesite që te vazhdoje te terheqe edhe me teper turiste, madje shkon deri aty sa shprehet qe sezonin turistik ky qytet ta zgjase deri ne muajin tetor.