Zyra e Ramës në Vlorë, qytetarët: E mirëpresim, gati aplikimet për punë
Kryeministri i zgjedhur i shqiptareve, Edi Rama,njoftoi hapjen e zyres se tij te deputetit ne Vlore, per te qene ne kontakt te panderprere me qytetaret, duke u shprehur se do te çele nje konkurs per te perzgjedhur stafin bashkepunues.Ne Vlore zyra e deputetit kthehet serisht pas me shume se 8 vjetesh ku deputetë kishin zyrat e tyre ne Vlorë.Sipas Rames, konkursi do te jete rigoroz, madje paralajmeron se kush fut miq do te humbase edhe pike.Zyra e Rames gjendet ne nje nga zonat me te populluara te qytetit, nje ambient ne katin e dyte te nje prej kullave te Skelës. Por cili eshte mendimi i qytetareve mbi çeljen e kesaj zyre?“Është më kryesorja që të bëjë takime me popullin. Përderi sa fitoi do bëjë. Unë do shkoj, jam e para fare që do shkoj” tha një qytetare.“Ide e mrekullueshme. Besoj se do funksionojë, derisa e ka hapur do ta zgjidhë”u shpreh një i ri i këtij qyteti.Lidhur me menyren si do te funksionojë kjo zyre detajet i jep e deleguara e Kryeministrit te ardhshem.Të gjithë ata që do ta kalojnë fazën e parë të seleksionimit, do të ftohen për një intervistë të drejtpërdrejtë në javën e fundit të gushtit.