Digjen 30 ha pyje në Berat, vatra e zjarrit ende aktive në kurorën e qytetit

30 ha pyll me pisha jane djegur ne qytetin e Beratit si pasoje e nje vatre zjarri të regjistuar gjate oreve te nates. Te favorizuara edhe nga drejtimi i eres gjuhet e flakeve kane perfshire malin e Veterikut ne afersi te Ures Vajgurore.Ne vendgjarje kane mbërritur forcat e repartit zjarrefikes të eBeratit ku ne krah te tyre jane rreshtuar edhe koleget e Kuçovës si dhe forcat e e repartit ushtarak te Xhenjos.Zona e cila eshte prekur nga kjo vater zjarri eshte e vetmja kurore e gjelber prane Ures Vajgurore dhe fshatrave perreth. Nderhyrja e forcave te reparteve te emergjences ka qene teper e veshtire, per vete terrenin e thyer qe ka kjo zone, eshte shprehur shefi i repartit zjarrefikes Shpetim Gorica.Deri ne oret e para te mengjesit zjarri ka vazhduar te jete aktiv pa mundur te neutralizohet,nderkohe qe ende nuk dihen shkaqet renies se tij.