Spitali i Kukësit pa ujë, mjekët e pacientët të detyruar ta blejnë
Spitali rajonal i qytetit të Kukësit "Meriman Braha" po përballet me mungesën e ujit të pijshëm. Kriza e ujit qe mbizoteron prej kohesh ne kete qytet nuk mund te linte pa ka prekur edhe këtë institucon të rëndësisë së veçantë, i cili furnizohet vetem nje ore ne dite me uje te pijshem.Pavaresisht ankesave te Drejtorise se ketij spitali pranë ndërmarjës së Ujësjellësit, situata vazhdonte jete e njejte ku qindra paciente dhe stafi mjekësor jane te detyruar te blejne ujin e pijshem, ose ta sigurojne ate duke e sjelle nga shtepite.Mungesa e ujit ka renduar edhe higjenen e ambjenteve, ku me problematike mbeten pa dyshim tualetet dhe reparti i Kirurgjise e cila pohohet dhe nga Jashar Cengu.Në spitalin e Kukësit është ekziston një depo uji për grumbullimin dhe ruajtjen e tij, por asnjëherë nuk eshte mbushur për shkak të prurjeve mjaft të ulëta nga rrjeti kryesor iUjësjellësit. Në spitalin rajonal të Kukësit marrin shërbim shëndetësor pacientë nga Kukësi, Hasi e Tropoja.