Henry: Suarez nuk do të shitet
Pronari i Liverpulit, John Henry, ka këmbëngulur se sulmuesi Luis Suarez nuk është në shitje. Arsenali që ka bërë dy oferta dhe ka thyer klauzolën e lojtarit, ka bërë që Suarez të mos tregojë respekt sipas Brendan Rodgers duke insistuar për transferim, por John Henry tregohet i vendosur se uruguaiani nuk do të shitet.Ai u shpreh se ja ka bërë të qartë Arsenalit përpara ofertës prej 40 milionë paund se nuk do të ketë asnjë marrëveshje mes të dyja klubeve. Arsenali sipas pronarit të Liverpulit llogaritet si skuadra e fundit me të cilën do të negocionte. Gjithashtu ai e pranoi se edhe ofertat e ardhura nga një klub tjetër vështirë të pranohet, sepse nuk ka më kohë për të kërkuar një tjetër lojtar me klasin e tij."T'ia shesim rivalit një lojtar të tillë në këto pozicione do të ishte vetvrasje. Liverpuli duhet të luajë në Evropë, duhet të luajë në Ligën e Kampionëve, për këtë është krijuar ky klub. Jam i vendosur që ai të mos shitet te Arsenali, pa marrë parasysh sa e madhe është oferta".Sulmuesi amerikanojugor po përballet me një izolim nga skuadra e parë dhe po stërvitet me ekipin e dytë, por uruguaiani shpreson që shumë shpejtë të zgjidhet kjo çështje dhe të transferohet te Arsenali. Klubi i Liverpulit e ka vendosur që të mos ta shesë, ndërsa futbollisti insiston që ta dërgojë çështjen në gjyq nëse është e nevojshme.John Henry foli edhe në lidhje me transferimet e reja që pritet të bëjë klubi, duke shprehur synimet për të blerë për 34 milionë euro brazilianin Kosta dhe Diegon nga Atletiko Madrid si dhe duke synuar për një vend në katër skuadrat më të mira në Premier Legue.