“Toponimet”, paqe me Greqinë, fëmijët do lejohen deri në fund të gushtit

Arrihet marrëveshja me palës shqiptare dhe asaj greke për një tjetër “aministi” për toponimet. Në një takim të Drejtorit të kufirit të Gjirokastrës, Admir Abrija me Drejtorin e Janinës dhe Komandantin e pikës kufitare Kakavi, u vendos se policia kufitare greke nga sot deri ne fund te gushtit do lejojë qarkullimin në të dy anët e kufirit.Kështu emigrantët që kanë patur probleme me toponimet në pasaporta do të lejohen të gjithë pa përjashtime.Kjo marrëveshje e arritur hedh poshtë urdhërin e lëshuar paraditen e sotme nga Greqia, sipas të cilit vetëm fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Athinë do të mund të kalonin nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj, Greqisë.

Problemi i toponimeve dhe i moslejimit te emigranteve shqiptare per te kaluar ne Greqi per shkak te tyre ka lindur qe dy vjet me paredhe deri me tani ka mbetur pa asnje zgjidhje apo marrveshje mes paleve, pavarsisht se nga shteti shqiptar shume here ka thene se do te behet nje marrveshje per kete çeshtje.