CSKA i mbyll derën Milanit: Nuk do ta shesim Hondën

Telenovela Honda duket se ka një fund te hidhur të paktën për merkaton e verës. Presidenti i CSKA ka konfirmuar se nuk do ta shesin Hondën te Milani as për 5 apo 10 milionë euro."Ne do të kishim qenë të gatshëm ta merrnim në konsideratë ofertën e tyre por ata vendosën të anashkalojnë klubin dhe të negociojnë me Hondën duke na vënë në konflikt edhe me lojtarin" - tha Presidenti Yevgeny Giner.Ai paralajmëroi se CSKA asnjëherë nuk do të ketë një marrëveshje me Milanin. Numri një i rusëve u shpreh se është kundër transferimeve të lojtarëve të tij në skuadra të mëdha dhe se kjo nëse bëhet duhet t'i përmbahet një etike të caktuar në negociata, sepse ai tha se nuk do të tolerojë qëndrime fyese nga asnjë klub.Fjalë të tilla janë krejtësisht në kundërshtim me Hondën, i cili për të përditshmen “Sport Nikkan” tha se negociatat janë në një fazë përfundimtare, janë në një dritë të verdhë dhe pritet vetëm hapja e dritës jeshile, por që duket e vështirë të hapet nga CSKA-ja.Të gjitha të rejat e fundit nga tratativat me Hondës dhe Milanit të shtyjnë drejt një shtyrje të transferimit të japonezit për në janar, ku nuk do të ketë më problem pasi do të jetë i liruar nga kontrata me klubin rus.Ai do të vije më një dëshirë të madhe në milanello, por duket se Galiani dhe Alegri kanë nevojë për një përforcim të shpejtë. Ljajiç është alternativa që ngelet në të njëjtat bisedime si Honda, por deri në 2 shtator nuk përjashtohet një surprizë e minutave të fundit nga kuqezinjtë.