Kampionati francez, PSG ndalet në ndeshjen e parë
Ka ngritur siparin edhe Kampionati Francez me duelin mes Montpelje dhe Paris Sen Zhërmen. Miqtë arritën të ndalin kampionët në fuqi në një barazim 1-1.Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen teksa u gjendën në avantazh që në minutën e 10-të me anë të Cabella. PSG vazhdon të dominojë në lojë, por nuk gjen dot rrugën e rrjetës deri në minutën e 60-të. Ish-mbrojtësi i Barcelonë, Maksuell shënoi një gol spektakolar.Blerja më e re, Edison Cavani, u aktivizua vetëm në 20 minutat e fundit. Uruguaiani ende nuk është në formën më të mirë fizike, ndaj Blak e nisi lojën me dyshen Laveci, Ibrahimoviç që kombinojnë mirë mes tyre.Nga minuta e pare, e nisi blerja tjetër Markuinios blerë nga Roma. Muri i Montepljes edhe pse me 10 lojtarë arrin të përballojë deri në fund kampionët në fuqi.Ky barazim tregon më së miri sesa vështirë do ta ketë ekipi i drejtuar nga Laurent Blank që këtë sezon ta mbrojë titullin e Ligue 1. Sot do të zhvillohen edhe disa takime të tjerë të Kampionatit Francez, ku spikasin takimet me Bordo dhe Monakos dhe Lionit me Nisë. Të gjitha takimet do të zhvillohen në orën 20:00.