Pellegrini: Siti, ekipi më i mirë në Angli
Menaxheri i Mançester Sitit, Manuel Pellegrini, është i bindur se skuadra e tij është më e mira në Ligën Premier.Pellegrini, i cili morri nën drejtim skuadrën nga Etihad Stadium këtë verë, ka thënë se ekipi i tij është përforcuar shumë me blerjet e reja si Fernandinho, Jesus Navas, Alvaro Negredo dhe Stevan Jovetic, që erdhën te Siti për një shumë prej afro 90 milionë paundësh.Disa nga blerjet kanë treguar një formë shumë të mirë në ndeshjet miqësore, duke dëshmuar se nuk janë hedhur më kot shIfrat gjigante të paguar për to."Mendoj se ne kemi ekipin më të mirë në Angli. Ne kemi blerë katër lojtarë të rëndësishëm, edhe pse tashmë kishim një ekip shumë të mirë dhe me këta katër lojtarë mendoj se jemi përmirësuar shumë"- tha Pelegrini.Manchester Siti do të luajë takimin e parë ndaj Njukasëll në shtëpi dhe tekniku i ri i citizens shpreson që të arrijë fitore. Lidhur me objektivat sezonal Pelegrini është ambicioz dhe shpreson që të fitojnë të paktën një titull.Nga sezoni i kaluar Siti ka ndërruar teknikun, edhe ka shitur Carlos Tevez në drejtim të Juventusit. Gjithashtu anglezët kanë larguar Maikon që nuk zhvilloi një sezon të mirë. Braziliani u transferua te Roma.