Amnesty International: Autoritetet ,urgjent strehim alternativ për romët
Organizata për të drejtat e njeriut Amnesy International ka lëshuar sot një tjetër thirrje për autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë në mënyrë urgjente në situatën e krijuar me 37 familjet rome në zonën e ish-qendrës së Dekorit në rrugën e “Kavajës”."U bëjmë thirrje autoriteteve të ofrojnë ndihmë të menjëhershme për familjet rome të pastrehë pas dëbimit të tyre me dhunë si dhe t'u sigurojnë të gjithë atyre që janë dëbuar, duke përfshirë edhe ata të cilët më parë kanë jetuar në këtë zonë, nje vend strehim alternativ, i cili duhet të plotësojë standardet ndërkombëtare, duke përfshirë udhëzimet e OKB-së ne raste te tilla"-thuhet në deklaratën e Amnesty International.Kjo organizatë vëren më tej se as autoritetet e bashkisë së Tiranës dhe as të qeverisë nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar romët dhe as për tu siguruar atyre strehim .“Ata nuk kanë një strehë, ndërsa në vend temperaturat arrijnë në 37 gradë celcius”- thuhet në këtë deklaratë.