Bllokohet kalimi në Kakavijë, shkak një defekt në kompjuterat e palës greke

Pas 4 orë ndërprerje, zhblloket pika e kalimit kufitar në Kakavijë. Shkak për bllokimin e kalimit është bërë prishja e kompjuterëve të palës greke. Si pasojë e bllokimit janë krijuar radhë të gjata mjetesh në kufi, në pritje për të përfunduar procedurat. Me riparimin e defektit kompjuterik, tashmë emigrantët mund të kalojnë lirshëm nga Shqipëra drejt Greqisë.Më herët Drejtoria e kufirit dhe migracionit ne Gjirokaster zhvilloi nje takim me perfaqesues te doganes greke te cilet kane bere te mundur qe sportelet te punojne pa kerkuar dokumentacionin perkates vetem per te gjithe ata shtetas te cilet kalojne nga Greqia per ne Shqiperi, nderkohe qe dalja nga vendi yne vazhdon te jete e bllokuar.Raste te tilla ne kete pike kufitare tokesore, e cila eshte edhe me madhja ne jug te vendit, jane shenuar edhe gjate viteve te kaluara ku rradhet kane arritur ne disa kilometra dhe udhetaret kane qene te detyruar te presin me ore te tera ne mes te temperaturave te larta.Fakti qe nga ana e pales greke u hap sporteli per hyrje ne Shqiperi, eshte shfrytezuar menjehere nga emigrantet te cilet nuk kane marre parasysh faktin se gjate kthimit do ju kerkohet serish vula e daljes ne doganen greke, e cila aktualisht mungon ne pasaportat e tyre dhe mund tu hape atyre probleme madhore. Nderkohe ne piken kufitare “Tre urat” ne Permet çdo gje ecen normalisht.