"Kanë qenë ditë plot shpresë"/ Marjana Koçeku nga Parlamenti Europian: Europa është strehë e sigurt për Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2026, 18:11
Deputetja e larguar nga radhët e PS, Marjana Koçeku ka ndarë një mesazh nga vizita e saj në Parlamentin Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku e cilësoi Europën si orientimin më natyror të Shqipërisë dhe një hapësirë ku kauzat e drejta kanë gjetur gjithmonë mbështetje.
“Kanë qenë ditë plot shpresë. Europa asht nji strehë e sigurtë për vendin tonë, jo vetëm si orientimi ynë ma i natyrshëm që prej rrëzimit të sistemit komunist, por edhe si vendi ku kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë vëmendje dhe mbështetje”, shkruan Koçeku.
