Aksident në Lushnjë, mjeti del nga rruga,1 i vdekur, 2 të plagosur

Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor në Lushnjë. Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në afërsi të fshatit Konjat, të Lushnjes.Burime nga policia lokale bëjnë me dije se drejtuesi i një mjeti tip Volvo me targa AA337FV ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me murin anësor.Për pasojë një person ka mbetur i vdekur  Adnand Dedej, 29-vjeç , ndërsa janë plagosur Lenci Saro 30 vjeç dhe Nerti Lila, 30 vjeç. Nuk dihet nëse viktima është edhe drejtuesi i mjetit. Ndërkaq dy të plagosurit janë shtruar në spitalin e Lushnjes ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.Ndërkaq policia ka nisur hetimet për të zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.