Të “freskohesh” në Bllok, kryeqytetasit shfrytëzojnë gjithçka ofron

Jemi pothuajse ne mes te muajit gusht, muajit me te nxehte te vitit, gjate te cilit qytetaret shqiptare i drejtohen bregdetit qofte brenda ose jashte vendit.Edhe pse temperaturat jane shume te larta si gjate dites po ashtu edhe gjate nates, zona e Bllokut ne Tirane eshte e mbushur me te rinj e te reja dhe jo vetem, te cilet nuk jane vetem shqiptare ,por kane ardhur edhe nga jashte.Edhe pse gjate diteve te javes apo gjate paraditeve shqiptaret shijojne bregdetin, gjate mbremjeve te fundjaves rikthehen ne kryeqytet per te kaluar mbremjen ne ambjentet qe i ofron Blloku i Tiranes.Disa ne kembe e disa me makina, qytetaret shetisnin neper rruget e ndriçuara per tu vendosur neper klubet dhe pubet qe Blloku ofron.