PROTESTUESIT DALIN PARA GJYQIT/ Gjykata e Tiranës jep sot masat e sigurisë për qytetarët e prangosur

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj 21 personave të arrestuar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës pranë Parlamentit.

Personat për të cilët po zhvillohet seanca janë: Kujtim Pervataj, Romario Dushi, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Ervis Gjoni, Frrok Bardhi, Rezart Pirani, Admir Tershalla, Alban Nikolli, Elvis Biçi, Altin Hila, Ervin Gega, Arben Lleshaj, Everes Bardhi, Besard Kajmi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni, Durim Bami, Iljon Shala dhe Orgito Kaba.

Sipas akuzës, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.