Dhuna në familje, Gjurgji: Nuk janë shtuar rastet, por denoncimet
Statistikat e Policisë së Shtetit nga viti në vit tregojnë për rritje të dhunës në familje dhe veçanërisht ndaj gruas.Por sipas shefes së sektorit kundër dhunës në familje në Policinë e Shtetit, Alma Gjurgji, kjo shifër nuk vjen si pasojë e rritjes së dhunës,pasi dhuna ka qenë egszituese.Këto shifra janë pasojë e rritjes së denoncimeve dhe ndërgjegjësimit.Gjurgji sqaron se tashmë dhuna në familje dhe ndaj gruas në veçanti nuk shihet diçka e mbyllur që i takon vetëm rrethit familjar.Megjithatë pavarësisht rritjes së ndërgjegjësimit, hallkat e sistemit nuk funksionojnë siç duhet.Kështu urdhërat e mbrojtjes lëshuar nga Gjykata shpesh here nuk janë efikase, pasi detyrojnë viktimën që të jetojë në një çati me dhunuesin dhe kjo e bën punë e policisë të vështirë.Sa i takon statistikave të këtij viti janë evidentuar gjithsej 1203 raste dhune në familje,ku 729 prej tyre kanë përfituar urdhër mbrojtje nga Gjykatat, ndërsa 62 herë është shkelur ky urdhër mbrojtje nga dhunuesit.