Kamëz, sherr mes shoferëve të një linje, plagoset lehtë polici

Një konflikt për radhën e pasagjerëve në një stacion furgonësh në qëndër të Kamzës, është pasuar me një sherr masiv mes shoferëve.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për zgjidhjen e situatës. Raportohet se gjatë ndërhyrjes është lënduar lehtë një polic.Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, ndërsa policia ka bllokuar 2 furgona dhe ka shoqëruar mbi 3 persona në Komisariat.Në vendngjarje ka mbërritur edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe ekspertë kriminalistë, të cilët po hetojnë mbi shkaqet.