Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, pranga 5 tutorëve, shfrytëzonin vajza shqiptare

5 shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga e policisë italiane për shfrytëzim prostitucioni.Operacionet e policisë janë zhvilluar në tre qytete të Italisë, duke bërë të mundur dhe arrstimin e shqiptarëve , që dyshohet se i përkasin të njëjtit grup kriminal që merrej me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion.Bukurosh Çela, Rigers Lula e Arber Maçellari, të tre nga 28 vjeç, janë arrestuar në Xhenova dhe në Milano, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe dhunë ndaj vajzave shqiptare dhe rumune me të cilat punonin.Ndërsa Arjan Zenuni, 34 vjeç është arrestuar në Kozenca, si pjesë e këtij grupi kriminal dhe akuzohet për të njëjtat vepra penale. Policia italiane nuk ka bërë të ditur identitetin e personit të pestë që është arrestuar sot.Shqiptarët shfrytëzonin disa vajza shqiptare dhe rumune të moshave 18-25 vjeç për prostitucion. Nga të dhënat e policisë, ata rrihnin vajzat që nuk raportonin numrin e saktë të klientëve dhe që nuk punonin me orare të zgjatura.Po sipas policisë, ata i detyronin vajzat që qëndronin nga ora 23:00 deri në orën 05:00 në rrugë në kërkim të klientëve, në të kundërt rriheshin sistematikisht. Qendra e aktivitetit të tyre ishte në Milano, por për shkak të sezonit veror shqiptarët kishin menduar të lëvizin në zonën bregdetare.