Fashion & plazh në Shëngjin, paradë mode nga stilistët e Lezhës

Mode, stil dhe spektakël ne Lezhe, ka qene eventi i organizuar ne Shëngjin duke e bërë këtë verë akoma më të nxehtë nga modelet qe performuan veshjet më të fundit te stilistëve lezhjanë.Publiku i ka mirëpritur, ndërsa nuk mungojne edhe ata që tashmë kanë menduar se cilin nga fustanet do të zgjedhin për garderobën e tyre.Stilimet e reja janë ndjekur edhe nga Drejtori i Përgjithshëm per Europen i Euromod School, Antoni Danone. Sipas tij këto vajza kanë dëshirën dhe mundesite per te qene pjese e pasarelave te modes.Te realizosh evenimente te ketij formati eshte e veshtire, por stilistja,Lorena Malshi, mendon se pas prezantimit te ketyre veshjeve vjen edhe lehtesimi.Aktiviteti i organizuar ka gjalleruar edhe me shume jeten e nates ne plazhin e Shengjinit, duke terhequr vemendjen e qindra turisteve dhe pushuesve qe kane zgjedhur kete zone per te kaluar pushimet e tyre verore.