Korçë, zjarr i fuqishëm në pyjet e Zemblakut

Përfshihët nga flakët pylli me pisha mbi fshatin Zëmblak të Korçës. Vatra e zjarrit në këtë zonë është evidentuar pasditen e sotme dhe si pasojë janë djegur disa hektar pyje.Era e fuqishme e favorizon edhe më tepër përhapjen e flakëve në këtë zone, ndërsa është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë.Ndërkaq banorë të fshatit janë ngjitur në vendin ku kanë rënë flakët për të lokalizuar zjarrin përmes hapjes së kanaleve apo ngritjen e masiveve me dhe. Ndërsa ende nuk dihet nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo nga temperaturat e larta.I kontaktuar në telefon Drejtori i shërbimit pyjor në Korçë nuk ka dhënë asnjë reagim apo përgjigje se çfarë do të bëhet për shuarjen e flakëve në këtë pyll.