Bulqizë, përplasen furgonat në dalje të qytetit, 5 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2013, 17:08
Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Arbrit, ku dy furgona, njëri pasagjerësh dhe tjetri për mallrat janë përplasur mes tyre në dalje të qytetit.Për shkak të përplasjes së fortë, mësohet së furgoni i pasagjerve me targa AA 418 FI ka përfunduar në kanal.Ndërkaq të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.Në venngjarje kanë mbërritur forcat e policisë lokale, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit që la si bilanc 5 të plagosur.