VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (1 - 2 Korrik 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa Qendrore, rajoni i Baltikut dhe pjesë të Ballkanit do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasdite priten rrebeshe shiu në zonat lindore. Temperaturat do të luhaten nga 16°C deri në 38°C. Era do të fryjë mbi 45 km/h, ndërsa do të ketë dallgëzim mbi 2 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Evropa Lindore, Gadishulli Apenin dhe rajoni i Ballkanit do të vijojnë me mot të paqëndrueshëm, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës do të mbetet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht me kthjellime deri në mesditë. Pasdite priten rrebeshe shiu, më të theksuara në veri dhe verilindje. Temperaturat do të variojnë nga 15°C deri në 36°C. Era do të fryjë mbi 40 km/h, ndërsa do të ketë dallgëzim deri në 2 ballë.