Festivali i Gjirokastrës, rikthehet pas disa vitesh tradita
Pas 23 vjetesh rikthehet festivali folklorik ne fshatin Llongo te komunes se Dropullit te Siperm. Ky organizim ju takon kryesisht te rinjve, te cilet kane ardhur qe nga Athina dhe u jane bashkuar te rinjve qe jetojne ne minoritet per te organizuar kete festival te munguar prej dy dekadash.Grupet polifonike te minoritetit u rrudhen se tepermi pas viteve 1990, ku nje pjese e madhe e banoreve te zones u larguan per te punuar drejt Greqise.Domosdoshmeria e ruajtjes se tradites ka sjelle organizimin e te parit festival te viteve te demokracisë, duke ngjitur ne skene grupet popullore te 4 fshatrave. I ftuar i veçante i ketij eventi ka qene klarinetisti i njohur grek,Petro Lluka, origjina e te cilit eshte nga fshati Llongo.I larguar në moshen 7-vjeçare, ai s’mundi te kthehet me per shkak te mbylljes se kufijve. Rikthimi i vemendjes drejt trashegimise eshte nje faktor pozitiv ne ruajtjen e tradites ne zones se Dropullit.Grupet polifonike dhe Ansambli i Valleve te Dropullit jane te njohura jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte kufijve te saj.