Izolohet ura e Goricës, qarkullimi i mjeteve është bllokuar

Qarkullimi i automjeteve ne uren shekullore te Goricës është bllokuar. Ashtu siç edhe ishte pohuar nga Drejtoria e Monumenteve te Beratit tashme gjithçka është bërë realitet dhe mbi këtë urë nuk do të kalojë me asnjë mjet.Kjo urë, e cila ishte shërbente për të lidhur qendrën e qytetit me qytetet fqinjë apo Komunat e saj po shkonte drejt rrënimit përfundimtar.Gjithsesi izolimi i urës është vetëm një zgjidhje e problemit imediat, pasi ura ka shume probleme të tjera, të cilat kërkojnë një projekt të mirefilltë dhe fonde për zgjidhjen e të gjitha problemeve që ajo mbart. Tabani prej kalldrëmi, bordurat si dhe ndërhyrjea në rrjet, janë disa nga problematikat e saj.Ura e Goricës është një nga Monumentet e kulturës, e cila i bashkangjitet pjesës së Monumenteve dhe gjithë atyre objekteve të qytetit të Uneskos që bëjnë pjesë në këtë trashëgimi.